Mesfushori portugez, Ruben Neves tregohet i sinqertë në momentin kur pyetet mbi arsyen e transferimit në Arabinë Saudite tek Al Hilal. Në një intervistë për “BBC”, ish-mesfushori i Wolverhampton në Premier League theksoi se kaloi në Arabi vetëm për paratë, ndërsa shtoi se nuk i intereson një rikthim në Angli, ku së fundmi emri i tij është lidhur me Newcastle. “Sigurisht që një nga arsyet kryesore pse u transferova në Arabinë Saudite janë paratë dhe këtë nuk kam përse ta fsheh. Megjithatë, tani që jam në brendësi të projektit të Al Hilal, kam kuptuar edhe ambicien e madhe për ta rritur skuadrën, e gjithashtu për të rritur futbollin në Arabi. E di që njerëzit mendojnë se e them këtë si një justifikim, por e vërteta është ndryshe. Njerëzit nuk e kanë idenë se se shumë po përmirësohet futbolli në Arabi dhe se çfarë potenciali ka për të ardhmen ky vend. Huazimi në janar te Newcastle? Janë thjesht thashetheme duke qenë se bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, por edhe sepse para transferimit te Al Hilal, kishte interes nga ana e Newcastle. Por, unë ndjehem shumë mirë tek Al Hilal, është si familja ime”, u shpreh Neves.
sfidanti.al