Cristian Shpendi lider në Grupin B të Serisë C

Cristian Shpendi vijon fluturimin me Cesenën drejt Serisë B (kryeson me 42 pikë, pesë më shumë se Torres). Sulmuesi i Shpresës së Shqipërisë realizoi një nga dy golat e skuadrës së tij në përballjen me Recanatesen (1-2), në kuadër të javës së 17-të të Serisë C, Grupi B. Vetëm dy minuta pasi vendësit kishin zhbllokuar rezultatin me Silvestrin (5’), erdhi goli i sulmuesit kuqezi, që u tregua u vëmendshëm pranë zonës së portierit për të shtyrë topin për në rrjetë. Ky ishte goli i nëntë i Shpendit në këtë sezon në Serinë C dhe me meritë kryeson listën e golashënuesve në Grupin B të këtij kampionati.

sfidanti.al