Vidal në luftë me Barcelonën; Interi shpreson

Arturo Vidal ka hyrë në një luftë të ashpër me Barcelonë, një situatë nga e cila mund të përfitojë Interi që kërkon të sjellë në Milano kilianin në merkaton e muajit janar për të përforcuar repartin e mesfushës. Vidal në orët e fundit bëri një denoncim kundrejt barcelonës për një bonus të papaguar.

‘Nuk më duket e drejtë që nuk më njihen ato të ardhura-tha Vidal për Radio ADN-por është një cështje që nuk ka të bëjë me atë që jetojmë sot. Shkakyu? Përgjegjësi nuk jam unë, me këtë cështje po merret agjenti dhe avokati im. Do të flas për këtë kur të shkoj në Spanjë, tani jam me pushime dhe dua të flas për cfarë po ndodh këtu’

Ndërkaq, Barcelona ka reaguar dhe i është përgjigjur shumë ashpër.

‘Paratë? Janë vetëm një manovër për t’u larguar-thanë nga klubi katalanas-priti 6 muaj dhe u kujtua vetëm kur një skuadër tjetër shfaqi interesin për të’.

Ndërkaq, në median italiane flitet për arritjen e një akordi me Vidal dhe Interit me zikaltrit që i ofruan futbollistit 5 milionë Euro në sezon deri në 2022. ajo që duhet bërë tani është të gjendet marrëveshja edhe me Barcelonën. Oferta për marrjen e lojtarit me huazim me të drejtë blerjeje për 12 milionë Euro është e pamjaftueshme për skuadrën kampione të Spanjës, por duke parë situatën e krijuar katalanasit mund të jenë të detyruar të ulin pretendimet e tyre.

sfidanti.al