Vetëm 20 vjeç, por Xhixhi “veteran” me shifra.. 162 ndeshje me Milanin!

Vështirë se mund të gjesh ndonjë portier tjetër që duke qenë vetëm 20 vjeç, mund të lavdërohet se ka luajtur 131 ndeshje në Serinë A, 21 në Evropë dhe 10 në kupë. Trajneri i njohur serb, Sinisha Mihajloviç, i dha Xhixhi Donarumës mundësinë që t’i vesh dorëzat e portierit të Milanit, kur ai ishte vetëm 16 vjeç e 242 ditë dhe që atëkohë ai nuk ka lëvizur më nga pozicioni nr.1 mes dy shtyllave të portës. Ai konsiderohet tani me të drejtë si e ardhmja e futbollit italian dhe pasues i denjë i Xhanluixhit Bufonit.
Në këto kushte edhe paga gjashtë milionë euro për sezon që Donaruma merr, duke qenë fare i ri, nuk është aspak e vogël.

Sfidanti.al