Bota e futbollit u ndodh përballë një situate të pazakontë, kur portieri i Çelsit, Kepa Arizabalaga, refuzoi që të ndërrohej në fund të shtesës së dytë të ndeshjes finale të Kupës së Ligës (Carabao) mes ekipit të tij dhe Mançester Sitit. Në fakt, Kepa, në fund të shtesës së dytë u ankua në dy raste se ishte dëmtuar dhe atij dy herë iu dha ndihmë mjekësore, kështu që trajneri Mauricio Sari mendoi se duhet ta zëvendësonte atë me portierin rezervë, Vili Kabaljero. Por, kur gjyqtari i katërt bëri të ditur ndërrimin e Kepas, ky i fundit refuzoi të dilte, duke e tërbuar trajnerin italian që nuk dintë se çrfarë të bëntë nga inati.
Pavarësisht nga diskutimet e shumta që ka ngjallur veprimi i Kepës dhe nëse ai do të dënohet ose jo nga klubi i Çelsit për mosbindje, pyetja është, nëse gjyqtari i ndeshjes duhej ose jo ta dënonte portierin e Çelsit? Sipas rregullave, Kepa kishte të drejtë që ta kundërshtonte zëvendësimin e tij dhe nëse këtë e konfirmon edhe gjyqtari, atëherë respektohet vendimi i lojtarit, loja vazhon dhe arbitri duhet të kompensojë kohën e humbur.
Lojtari nuk është i detyruar të dalë nga fusha as edhe kur gjyqtari i katërt tregon ndërrimin. Për këtë gjë nuk ka ndonjë sanksion dhe ndeshja duhet të vazhdojë më tej, ndërkohë që zëvendësimi nuk konsiderohet i kryer.