Duke qenë se tani për tani ai është “pa punë”, Zhoze Murinjo përpiqet që të jetë sa më aktual dhe ai nuk mungon që të komentojë zhvillimet e ndryshme në fushat e futbollit.
Në një interivstë në “Dejli Telegraf”, “Speciali” foli edhe për gjestin e fundit të Simeones në Ligën e Kampioneve në ndeshjen mes Atletikos dhe PSZH-së:
“A mund të imagjinoni se çfarë do të më kishin bërë mua, po të bëja gjestin që bëri Simeone? Jam me fat që jam i tillë, sikurse jam, sepse pasojat për mua do të ishin fatale, do të më trajtonin shumë më ndryshe. Unë nuk e kuptoj se përse sillen kështu me mua”!
Sfidanti.al