Van Gal kritikon ashpër Mancester Sitin: Është një tmerr në mbrojtje.

Liverpuli dhe Mancester Siti në këtë moment konfigurohen si pretendentet kryesore për të fituar titullin kampion të Premier Legues. Të dyja këto skuadra tashmë ndahen nga 4 pikë dhe mendohet se beteja mes tyre për trofeun e kampionatit do të zgjasë deri në javën e fundit. Tashmë është e vështirë të bësh një dallim dhe të përcaktosh skuadrën favorite, megjithatë dikush është në gjendje që të gjejë diferencat dhe i është Luis Van Gal sipas të cilit Mancester Siti nuk mund të  fitojë kampionatin pasi ka probleme me mbrojtjen

‘Guardiola i stërvit skuadrat e tij vetëm në aspektin ofensiv dhe kjo përbën një pikë të dobët-tha Van Gaal për ‘Mirror’-kur futbollistët e tij duhet të kthehen në mbrojtje janë një tmerr i vërtetë për t’u parë. Nëse do të vija bast për skuadrën që do të shpallet kampion në Angli do të zgjidhja Liverpulin pasi ka një mbrojtje më të fortë se Mancester Siti’.

Sfidanti.al