Sportistja e arteve marciale që merr pjesë në kampionatin UFC, Poliana Viana u desh të përballet më një prej sfidave më të forta në jetën e saj jashtë oktagonit. Viana u bë viktimë e një grabitjeje, ku ai që e pagoi më shtrenjtë ishte pikërisht autori i saj dhe kjo për meritë të aftësive të Polianës në artet marciale.
Presidenti i UFC, Dana Uajt, publikoi në rrjetet sociale një foto të Polianës, bashkangjitur me atë të autorit të grabitjes ku dukej qartë se kishte marrë goditje të forta nga sportistja. ‘Në të majtë është Poliana Viana, një prej sportisteve tona në UFC ndërsa në të djathtë është personi që tentoi ta grabiste-shkruante Uajt në postimin e tij që e shoqëronte me hashtagun #badfuckingidea (Një ide shumë e keqe).
Sfidanti.al