Barcelona prej vitesh ka qenë e varur nga Lionel Mesi, por sezonet e Luis Enrikes sikur e ndyrshuan këtë tendencë. Tashmë, kjo varësi është rikthyer duke sjellë edhe shqetësim, përveç kënaqësisë së golave të Leos dhe vendit të parë në La Liga. Statistikat flasin qartë, pasi Mesi ka shënuar 14 rrjeta gjithsej (11 në kampionat), ndërsa të gjithë shokët e tij të skuadrës së bashku, kanë realizuar 10. Janë 58 për qind rrjeta të numrit 10, me golshënuesit më të afërt, Luis Suarezin, Denis Suarezin dhe Paulinjon vetëm me nga 2. Mediat spanjolle bëjnë shaka duke theksuar se “golshënuesi numër 2 i Barcelonës është autogoli, pasi të tillë kanë qenë 4”. Nuk dihet nëse trajneri Valverde do të arrijë ta ndryshojë këtë gjendje, pasi nëse Mesi dëmtohet, atëherë për Barcelonën fillojnë probleme të mëdha. Të 14 golat e argjentinasit kanë qenë një “simfoni” e vërtetë, pasi ai ka realizuar vetëm 1 penallti.
Sfidanti.al