MSN-ja u shkatërrua, por më keq e ka BBC-ja e Realit!

E famshmja MSN, treshja më e madhe e sulmit në botë, sot nuk ekziston më, por edhe një tjetër treshe e jashtëzakonshme, duket në “grahmat e fundit”. Nejmar u largua nga Barcelona, duke lënë aty Mesin e Suarezin, ndërsa në Madrid problemi është tjetër. Benzema, Bejl e Kristiano (BBC) janë që të tre në “Santiago Bernabeu”, por jo në kohët më të mira. Gazeta “Marka” ndërton një tabelë statistikash ku shikohet se aftësia “bombarduese” e BBC-së është në rënie. Në sezonin e parë, ajo shënoi 20 gola pas 12 javësh kampionat (15 Ronaldo), në të dytin u arrit në 32 gola në 12 ndeshje (20 Ronaldo), ndërsa sezonin e kaluar realizoi 21 (Kristiano 12). Edicioni në vazhdim ka sjellë vetëm 11 rrjeta, ku mungesa më e madhe është ajo e Ronaldos, me 0 gola në La Liga dhe 4 gola gjithsej. Gjithsesi, trajneri Zidan, me lojtarët që sot ka në ekip, ia ka dalë të mos ketë varësi nga BBC-ja. Tek Reali, 4 herë ka shënuar Asensio, 3 Ramos e Morata (I larguar), nga 2 Isko e Marselo.

Sfidanti.al