Pagoi vetëm 50 denarë dhe fitoi 9000 euro,ju kujtohet Prilepi!

Një bastvënës nga Prilepi i Maqedonisë pagoi vetëm 50 denarë (1 euro – 61,3 denarë) dhe fitoi 540 000 denarë fantastikë (9000 euro), pasi bleu një skedinë, në të cilën ai gjeti rezultatet e 19 ndeshjeve (1,X, 2)! Pra, ai u “ra në kokë” rezultateve të 19 ndeshjeve që u zhvilluan, të shtunën dhe të dielën e kaluar.

Pra, ky njeri, emri i të cilit nuk jepet, pati një fundjavë fatlume të mrekullueshme, të cilën vështirë se ai do të mund ta harrojë ndonjëherë në jetën e tij.

Sfidanti.al