Dy vajzat e Diego Armando Maradonës, Jana dhe Gianinna dhanë dëshminë e tyre në prokurorio në kuadër të hetimeve që po kryhen për vdekjen e El Pibe De Oros. Nga ajo që mësohet në median argjentinase, deponimet e tyre komplikojnë akoma më shumë pozicionet e mjekëve që kishin në kujdes yllin e futbollit argjentinas. Jana fhe Gianinna në dëshminë e tyre thanë se Maradona kishte konsumuar alkool dhe marijuanë pak ditë para operacionit në kokë dhe disa javë përpara vdekjes së tij
‘E pashë të alkoolizuar dhe në ndonjë rast besoj se ishin të pranishëm Luque pse Cosachov-tha Jana në dëshminë e saj-personeli i klinikës Olivos donte ta shtronte në një klinikë të specializuar dhe Luque e kundërshtoi. Cosachov mbështeti propozimin tij për një kurim në shtëpi’
Jana theksoi gjithashtu se psikologu i Maradonës, Carlos Diaz tymosi marijuanë bashkë me isjh futbollistin. ‘E kuptova nga aroma që babai im pinte marijuanë me Charly-tha ajo.
Kur kanë kaluar 3 muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, hetimet po vijojnë për neglizhencë mjekësore dhe deri tani 7 persona janë vënë nën hetim. Mësohet se të dyja vajzat e Maradonës kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e babait të tyre në muajt e fundit
sfidanti.al