‘Përshëndetje, rast i mirë që jam këtu në fabrikë për të testuar makinën dhe për të takuar djemtë e skuadrës. Sa mirë që kam mundësinë që të kthehem në makinë, mezi pres të nis’-Kështu është shprehur Mick Schumacher, një ndër pilotët që priten më shumë në pistë në këtë sezon të ri të Formula 1.
Djali i legjendës së këtij kampionati,Michael Schumacher është gati të bëjë debutimin e tij në këtë kampionat ku do të garojë me skuadrën e Haas dhe presioni mbi të është shumë i madh.
Schumi Jr ishte protagonist në ditën e provave të makinës, ndërkohë që prezantimi i vërtetë i makinës së skuderisë amerikane është caktuar të bëhet në 4 mars. Piloti gjerman, kampion bote në Formula 2 sezonin e kaluar në këtë kampionat të Formula 1 do të ketë si shok skuadre një tjetër pilot debutues, rusin Nikita Mazepin.
sfidanti.al