Tom Brady e Gisele Bundchen festojnë 12 vjet martesë: Nuk mund ta besoj…

Quarterbacku legjendar i NFL, Tom Brady dhe bashkëshortja e tij Gisele Bundschen shkëmbyen mesazhe emocionuese në rrjetet sociale për të festuar 12 vjetorin e martesës së tyre. Cifti që ka 2 fëmijë te tyre, Vivian e Benjamin, është shndërruar në një prej cifteve më të fuqishme dhe stabël në botë

‘Gëzuar përvjetorin! Nuk do të kisha imagjinuar një bashkëshorte dhe shoqe më të mirë se ty Gisele kur the ‘Po, dua’ përpara 12 vitesh-shkruante Tom Brady në një postim në Instagram ku kishte publikuar edhe  një foto të familjes gjatë festimeve për titullin e Super Bowl të fituar këtë vit-je personi më i ëmbël, më i dashur dhe më i vendosur që njohj. Gjithnjë bën gjënë e duhuir dhe je shembulli më i mirë për fëmijët tanë’

Nga ana e saj, modelja braziliane shkroi: ‘Gëzuar përvjetorin dashuria ime! Nuk mund të besoj që kanë kaluar 12 vjet. kemi kaluar shumë gjëra dhe jemi rritur shumë. Nuk ka asgjë e askënd që të dua më shumë se ty dhe familjen tonë. Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të ndaja jetën time përvecse me ty. Të dua’.

sfidanti.al