Uruguaji eshte nje bunker; 9 nga 12 ndeshjet e fundit pa pesuar gol

Besueshmeria te reparti i mbrojtjes se Uruguajit eshte e larte dhe per kete nuk ka asnje pike dyshimi. Dhe boterori i Rusise nuk ben asnje perjashtim. Skuadra e Tabarez dhe Kroacia jane te vetmet ekipe qe nuk kane pesuar asnje gol deri tani ne kete Kupe Bote, shifer qe behet akoma me e mrekullueshme nese marrim parasysh ndeshje e zhvilluara para Boterorit.

Keshtu nga 12 ndeshjet e fundit, ne 9 prej tyre ka mundur ta mbaje porten te paprekur dhe bilanci i ketyre ndeshjeve per ‘La Celeste’, eshte 8 fitore dhe 1 humbje me 18 gola te shenuara dhe vetem 5 te pesuar. Uruguaji nuk peson gol qe nga data 11 nentor kur ka pesuar edhe humbjen e vetme ne 12 muaj.

Sfidanti.al