“Ujku “Bajern, ruaji golat për rivalët, mos mbyt me gola  ..vegjëlinë!

Bajerni i Mynihut u dha fund përgatitjeve të tij pragsezonale, duke shënuar në ndeshjen e fundit fitoren e thellë 23-0 dhe “viktimë” e klubit hegjemon gjerman ra klubi amator Rotax-Eger, në portën e të cilit bavarezët shënuan gol pothuajse në çdo katër minuta. Për herë të parë në këtë ndeshje luajti pjesëtari i përfaqësueses franceze, Luka Ernandez.

Në ekipin fitues, kishte disa lojtarë që shënuan nga tre gola, si Robert Levandovski, Tomas Myler dhe Leon Gorecka, madje Korent Toliso shënoi katër gola.

Bajerni do ta nisë fushatën e tij të këtij viti të hënën, kur do të zhvillojë një ndeshje të Kupës së Gjermanisë. Në ndeshjen e parë, Bajerni do të ketë përballë klubin e ligës së 4-të Enerxhi Kotbus, me të cilin do të luajë në fushën e këtij të funidt.

Sfidanti.al