Klubi “qytetar” arriti që ditën e fundit të sezonit veror të transferimeve të angazhojë një lojtar më përvojë, më saktë portierin 33-vjeçar, Skot Karson, që do të jetë opsioni nr.3 si gardian i Mançester Sitit.
Karsoni vjen si një lojtar i huazuar për një vit nga Derbi Kaunti, ku ai ka qenë portieri kryesor gjatë sezonit të kaluar, dhe një përshtypje mjaft të mirë ai la në ndeshjen kundër Mançester Junajtidit, të cilin klubi i tij e mundi atëkohë dhe u kualifikua në fazën e mëtejshme të Kupës EFL.
Sfidanti.al