Filloi kampionati botëror dhe një nga favoritet kryesore për fitimin e tij është Argjentina që udhëhiqet nga Lionel Mesi. Sidoqoftë, futbollisti legjendar argjentinas, Gabriel Batistuta, konsideron se ai (Mesi) vetëm sado i mirë që të jetë, nuk mund t’ia sjellë vendit të tij trofeun e madh.
“Mesi është një lojtar, të cilin do ta dëshironte çdo trajner dhe ai mund të jetë lider në çdo ekip përfaqësues. Por, megjithatë, do të jetë e paarsyeshme, nëse Argjentina do të shpresojë vetëm tek aftësitë e tij. Botërori zhvillohet në formë turneu, pra ne do të luajmë kundër ekipeve më të fortë dhe Mesi, sado i mirë që është, nuk mjafton. Jam dakord se ne kemi edhe sulmues të tjerë mjaft të mirë dhe trajneri ynë në këtë drejtim ka ‘dorë të lirë’, por edhe ekipeve të tjerë nuk u mungojnë sulmuesit e mirë. Sipas meje, Iguaini është një ‘nëntsh’ i vërtetë dhe ai duhet të jetë në formacion, ndërsa unë shpresoj se edhe ai do të shënojë gola në këtë Botëror”, vuri në dukje Batistuta.
Sfidanti.al