Pa nja dy-tre vjetësh “squkë”, gjigandët e futbollit po nisin të bëhen të gjallë. Reali i Madridit, pasi siguroi trajnerin (shumë të mirë) Hulen Lopetegi, është në kërkim të yjeve, sipas traditës. Për momentin, prioritet duket se ka porta, edhe pse Kejlor Navas ka qenë vazhdimisht në lartësinë e detyrës.
Alison i Romës, lajmërohet se ka rënë dakord me madrilenët, të cilët duhet të bindin tashmë klubin italian. Flitet për një kontratë 5-vjeçare, për të cilën nuk jepet rroga, por problem është Roma. Reali ofron rreth 56 milionë euro (plus 5 milionë bonuse), por verdhekuqtë duan plot 80 milionë. Alison ka kontratë me klubin e Serisë A deri në 2021, dhe e vetmja mënyrë për ta marrë është që të rritet kërkesa.
Sfidanti.al