Brazilianët tregojnë klasin duke luajtur pingpong me … kokë

Njihen si magjistarët e topit dhe shumë rrallë ka nga ata që ia kalojnë. Brazilianët sikur e kishin humbur shkëlqimin në vitet 2006-2014, por Botërori rus i gjen sërish “në këmbë”. Jo vetëm shkëlqyen në fazën eleminatore, por edhe fituan miqësoret si ato ndaj Gjermanisë në Berlin (1-0), Kroacisë (2-0) e në Austri (3-0).

Në kampingun e Botërorit në Soçi, brazilianët kanë gjetur edhe mënyra të tjera për të treguar klasin e tyre. Marselo, Kutinjo e Gabriel Zhezus kanë zhvilluar një lojë treshe në një fushë pingpongu, të sajuar enkas, dhe lojën e kanë ekzekutuar me këmbë dhe me kokë. Skuadra e Tites nis Kupën e Botës të dielën në Rostov, ndaj Zvicrës, ndërsa më pas do të luajë edhe ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë.

Sfidanti.al