Përfaqësuesja e Anglisë do të arrijë që të luajë në finale të kampionatit të tanishëm botëror në Rusi, por në atë ndeshje për trofeun e lakmuar ajo do të mundet nga Belgjika! Ky është parashikimi i futbollistit kryesor të Belgjikës, Eden Azar.
Sipas tij, Belgjika do të dalë në vend të parë në grupin e vet, në 1/8-tën e finaleve do të mund Poloninë, kurse, më pas, do të lejë mbrapa Brazilin dhe Francën, ndërkohë që në finale do të arrijë që të mposhtë Anglinë, e cila deri në finale do të arrijë, pasi të kapërcejë Kolumbinë, Gjermaninë dhe Argjentinën.
“Ky është parashikimi im”, vuri në dukje lojtari më i mirë i Belgjikës që ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Panamanë, ndërkohë që Anglia do të ndeshet me Tunizinë.
Sfidanti.al