Trajneri vlerësohet si më i miri, pas titullit kampion me Milan

Stefano Pioli fitoi “Pankinën e Artë 2022”. Trajneri i Milanit, kampioni në fuqi i Italisë është shpërblyer sot me çmimin e rëndësishëm, ku votuan të gjithë kolegët e tij.  Vlerësimi për teknikun vjen pas triumfit me skuadrën kuqezi në garën për titullin në sezonin 2021/2022. Ai pason Antonio Conten, tashmë trajner i Tottenham. Ai ishte vlerësuar më parë për titullin e fituar me Interin. Në renditjen e këtij edicioni të “Pankinës së Artë” në Serinë A, Stefano Pioli la pas me diferencë ish-trajnerin e Salernitanës Davide Nicola dhe atë të Napolit, Luçiano Spaleti.

Sfidanti.al