Mbapeja thotë se komentet e tij nuk ishin kundër Nejmarit!

Pas humbjes ndaj Bajernit, sulmuesi francez botoi një mesazh në rrjetet sociale ku u duk se “fshikulloi” pikërisht brazilianin. “Duhet të flemë mirë dhe të pushojmë mirë”, ishin fjalët e tij, dhe u mendua se ky ishte një qortim për Nejmarin që shkoi në kazino pikërisht në përfundim të sfidës kundër bavarezëve në Champions. Më pas, sulmuesi u dëmtua ndaj Lilës në kampionat. Gjithsesi, Mbapeja deklaroi se komenti nuk ishte aspak për Nejmarit, por një këshillë për shokët e ekipit. Ai madje botoi mesazh mbështetjeje për brazilianin pas dëmtimit. “Bëhu i fortë Nejmar, skuadra po të pret sa më shpejt. Jepi vëlla”, shkruhej në mesazh.

Sfidanti.al