Çelsi ka vendosur t’i japë besim trajnerit Graham Poter!

Momenti është tepër i vështirë, ndërsa barra e shpenzimeve prej 300 milionë paundësh është e tmerrshme. Trajneri Graham Poter ndoshta nuk e kishte menduar sesa e rëndë do të ishte të kalonte nga Brajtoni “adoleshent” dhe i gëzueshëm, tek Çelsi që është dy herë kampion i Europës dhe që ka shpenzuar këta muaj më shumë se gjithë kontinenti i marrë së bashku. Me vetëm 2 fitore në 14 ndeshje, pozitat e Poterit janë tepër të lëkundura, por mediat angleze shkruajnë se pronari Tod Boehli nuk ka ndërmend ta shkarkojë. Nuk dihet sesa kohë do të vazhdojë mbështjetja për trajnerin, por një herë për nje herë nuk ka vendim për ta larguar. Boehli mendon se Poteri është trim dhe se do t’ia dalë mbanë.

Sfidanti.al