Kryesuesit e Serisë A do të kenë sot sfidën e parë në fazën me eliminim në konkurrimin më të madh të klubeve në Europë. Napoli ka “sprovën e zjarrit” në Champions me ndeshjen që do ta luajë në fushën e Ajntrahtit të Frankfurtit. Mbrëmja gjermane do të tregojë kredencialet napolitane në skenën kryesore kontinentale, dhe trajneri Luçiano Spaleti tregohet i sinqertë kur flet për duelin. “Nuk është krim të kesh frikë në këtë konkurrim, – shprehet ai, – jam dakord me trajnerin e Frankfurtit. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Ne kemi 50 për qind të shanseve për t’u kualifikuar. Gjithsesi, një gjë mund ta them me bindje. Napoli luan gjithmonë për fitore”.
Sfidanti.al