Lajmi është ndër më të këqinjtë dhe me yllin nga Brazili ndodh shpesh në një kohë të tillë. Pasi humbi sfida vendimtare Championsi në të kaluarën, Nejmarit i qëllon që të rrezikoje edhe ndeshjen e kthimit ndaj Bajernit. Sfida e raundit të dytë në Mynih është në program në 8 mars, ndërsa Nejmar parashikohet që të mungojë të paktën 1 muaj pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e kampionatit francez ndaj Lilës (4-3), ku ai shënoi edhe gol. Ney ka dëmtim në gju, por jo thyerje apo këputje ligamenti, ndërsa pas 48 orësh do të bëhet një tjetër kontroll mjekësor.
Sfidanti.al