Trajneri i Danimarkës: Franca s’ është ndonjë gjë e madhe, Pogba e ka mendjen te frizura!

Trajneri i ekipit përfaqësues danez, Age Hereida, duke folur për ekipet kundërshtarë në Mundialin e Rusisë, befasoi, kur tha se Franca nuk përbën ndonjë rrezik të madh. Australia, Peruja, Franca dhe Danimarka ndodhen në Grupin C të Botërorit dhe nënkampionia e Evropës (Franca) konsiderohet si një nga favoritet kryesore për titullin e kampionit të botës, por nuk mendon kështu trajneri danez, sipas të cilit Franca nuk ka ekip që ta fitojë Botërorin, ndërkohë që, sipas tij, Pogba më shumë e ka mendjen te frizura e tij sesa te futbolli.

“Në ndeshjen kundër Mançester Sitit, Pogba kishte një kokë të lyer me ngjyra të bardhë dhe blu, ndërsa kundër nesh ai mund t’i lyejë flokët me të kuqe dhe të bardhë! Duket se ai mendon me shumë sesi do t’i lyejë flokët! Unë nuk besoj shumë te ky ekip. Ekipet që ndodhen në krye të listës së FIFA-s, janë më të mirët në botë, por ky nuk është rasti i Francës. Pashë ndeshjen e saj me Suedinë, asgjë e veçantë”, deklaroi trajneri i Danimarkës.

Sfidanti.al