Tradhëti galaktikësh tek Reali : Edhe Serhio Ramosi te Juventusi?

Që Reali i Madridit ndodhet në kaos të plotë, këtë e tregojnë edhe lajmet që vijnë me shumicë nga klubi “mbretëror”. Mbas politikës plotësisht të dëshuar që ndoqi ky klub në tregun e transferimeve verën e kaluar, pasoi një shpërbërje e vërtetë e sistemit, qëkur ekipin e mori përsipër Hulen Lopetegi. Asgjë e mirë nuk ndodhi as pas largimit të këtij të fundit dhe ardhjes së Santiago Solarit, madje ndodhi edhe më e keqja – Reali u eliminua nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, ndërkohë që vendi i parë në La Ligë është bërë i paarritshëm për ata që dikur quheshin “galaktikas”. Shumëkush për eliminimin e Realit nga Ajaksi në Ligën e Kampioneve ngarkon me faj kapitenin Serhio Ramos që e nëvlerësoi hapur ekipin holandez.
Më shumë i nxehur ishte presidenti Florentino Perez që madje bëri fjalë me Ramosin që, nga ana e tij, kërcënoi se do të largohej nga Reali dhe se destinacioni i tij mund të jetë Torino!
Gazeta “AS” shkruan se Juventusi po bën gati një ofertë për kapitenin e pakënaqur të Realit dhe se një kartë e mirë në këtë drejtim është ardhja eventuale në krye të ekipit “mbretëror” të Zhoze Murinjo, me të cilin Ramosi nuk ka shkuar mirë, sidomos, kur trajneri portugez e ka drejtuar më parë Realin, duke marrë anën e portierit të atëhershëm Iker Kasijas që u mënjanua dhe në fund u hoq nga klubi madridas.
Sfidanti.al