Superylli suedez, Zllatan Ibrahimoviç, është tërhequr nga përfaqësuesja e Suedisë para dy vitesh, qëkur “vikingët” u eliminuan në Euro-2016 të Francës nga Belgjika mbas humbjes 0-1. Por, a ekzistojnë shanset që ai të kthehet dhe të shfaqet në Kupën e Botës Rusi-2018? Me përgjigjen që dha, Ibrahimoviçi i eksitoi bashkatdhetarët e tij: “Me të vërtetë, do të jetë argëtuese që të shkosh në Botërorin e Rusisë”, tha Ibrakadabra.
Ibra, muajin e ardhshëm, do të duhet që të kthehet në fushë me Mançester Junajtidin, me të cilin ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, ndërkohë që, verën e kaluar, atij i përfundoi kontrata e parë njëvjeçare. Ai nuk luan futboll që nga prilli i kaluar, kur këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen me Anderlehtin në Ligën e Evropës, ndërsa, më pas, ai iu nënshtrua një operacioni të komplikuar.
Sfidanti.al