Bosnjë-Hercegovina s’është në Kupën e Botës, por ka kualifikuar  4 trajnerë!

Përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës (B-H) nuk arriti që të përsërisë suksesin historik të para katër viteve, kur luajti, për herë të parë, në një Kupë Bote (Brazil, 2014), por, sidoqoftë, ne Mondialin e Rusisë ajo do të ketë katër përfaqësues të saj… si trajnerë.

Zllatko Daliç, nën kryesinë e të cilit Kroacia, pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e dytë play off 0-0, ndërsa e kishte fituar të parën 4-1, e çoi Kroacinë në Kupën e Botës, duke u bërë trajneri i 4-t nga B-H-ja që kryeson një përfaqësuese. Ai, në fakt, është kroat Bosnje.

Para tij, vajtjen në kampionatin botëror të Rusisë, vitin tjetër, e kanë siguruar Vahid Halilhoxhiç me Japoninë, Vladimir Petkoviç (serb nga Sarajeva) me Zvicrën dhe Mlladen Krstaiç që po kryen detyrën e të ngarkuarit me funksionin e trajnerit të Serbisë dhe që është serb Bosnje.

Sfidanti.al