Në futbollin evropian ka nisur ‘sezoni i gjuetisë’ për Kristian Eriksen. mesfushori danez gjatë kësaj vere u fol shumë për largimin e tij nga Totenhemi, por në fund ai vendosi që të qëndrojë në Londër, me Hotspurs që arriti t’u rezistojë sulmeve të klubeve të ndryshme evropiane sidomos atyre të Realit të Madridit teksa kërkoi 120 milionë Euro për të, pavarësish se kontrata e futbollistit skadon në vitin 2020.
Por Eriksen ishte vënë edhe në shënjestrën e Juventusit që mund të konsiderohet si mbretëresha e blerjeve me parametra zero sic e tregojnë edhe ardhjet e Pogba në të kaluarën dhe ato të Ramsejit dhe Rabiot këtë verë. Por Juventusi duhet të përshpejtojë hapat nëse e dëshiron danezin në radhët e saj përpara se agjentët e Eriksen të rrisin pretendimet. për më tepër, sipas Daily Mail edhe Totenhem ka nisur lëvizjet e tij duke i ofruar lojtarit një kontratë të re me pagë 10 milionë Euro në sezon që është mbi 2 herë më e lartë se ajo aktuale prej 4.5 milionë euro.
Ndërkaq ndryshe mendon media në spanjë e cila është e bindur se mesfushori do të bashkohet me Realin e Madridit që gjithsesi ka marrë në shqyrtim edhe opsionet Kante e Pogba, lojtarë që janë me karakteristika të ndryshme nga Eriksen, por që kanë një kosto akoma më të lartë se danezi. ndërkaq, Eriksen është një element i rëndësishëm te Totenhemi me të cilin ka luajtur si titullar në 2 nga 4 ndeshjet e para të Premier Leagues, madje ai arriti të shënojë edhe në derbin e Londrës ndaj Arsenalit.
sfidanti.al