Skena e futbollit anglez nuk do të ketë një Majkëll Ouen të ri. ish legjenda e Liverpulit, fitues i Topit të Artë zbuloi dramën që po përjeton në familje me djalin e tij 13 vjecar, Xhejms që po vuan një sëmundje të rrallë të syve. Klinikisht Ouen i vogël është deklaruar i verbër, por sindroma Stargardt që është një dëmtim i retinës, nuk ia ka hequr plotësisht shikimin
‘Nuk arrin të shohë topin po s’ishte 1 m para larg tij-tregon Ouen për The Times-kështu që është e qartë se nuk mund të luajë futboll. Nuk do të bëhet kurrë futbollist. nuk e kam thënë kurrë këtë, nuk doja dhe nuk dua tituj të mëdhenj në media. E shihja kur ishte i vogël dhe i korrigjoja pozicionin. Kur qëndroja në anë të fushës dëgjoja njerëz që thonin: ‘Nuk është i aftë si babai i tij’. dhe tani u zbulua kjo sëmundje e rrallë e tij në sy.
sfidanti.al