Torino, tjetër rast me Covid, trajneri Giampaolo, pozitiv

Një tjetër rast me Covid-19 shfaqet te Torino. Bëhet fjalë për trajnerin e skuadrës granata, Marco Giampaolo, prania e të cilit në sfidën e San Siros ndaj Interit me rifillimin e kampionatit pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve është në dyshim.

Pas stërvitjes së të shtunës në Filadelfia, skuadra e Torinos po I gëzohej ditës së parë nga dy të lira, por në të ashtuquajturën ‘flluskë’, e mbyllur në hotel pa pasur kontakte me persona nga jashtë pas pozitivitetit me coronavirus të shfaqur tek një prej anëtarëve të stafit teknik.

Sfidanti.al