Pas Herri Kejn, Dushan Vlahoviç e Randal Kolo-Muani, tashmë “gjigandët” francezë të PSG kanë vendosur një tejtër emër në listën e tyre për forcimin e repartit të sulmit, përforcim ky që vjen nga Portugalia.
Bëhet fjalë për “bomerin” e “shqiponjave” të Benfica, Goncalo Ramos, i cili tashmë është në “radarët” e kampionëve të Ligue 1 dhe pëlqehet shumë nga drejtori sportiv, Luis Kampos, si dhe tekniku, Luis Enrike. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Ramos zhvilloi performanca fantastike, teksa në 47 përballjet e zhvilluara në fushën e blertë ka arritur të shënojë 27 gola, si dhe të dhurojë 12 asistime.
sfidanti.al