Tjetër mungesë respekti për Iranin, këtë herë nga Jurgen Klinsmani!

Si futbollist ka qenë tepër i sjellshëm, një gjerman i vërtetë. Ish-sulmuesi i shquar i “pancerëve”, Jurgen Klinsman, akuzoi futbollistët iranianë se e kanë “profesion” të ushtrojnë presion ndaj arbitrave për të fituar vendime të favorshme prej tyre. “Kjo është pjesë e kulturës së tyre, – tha Klinsmani në mënyrë përgjithësuese, – ata ushtrojnë presion, të largojnë nga loja jote dhe ndikojnë tek arbitri”. E vërteta është që disa lojtarë të Iranit iu vërsulën gjyqtarit të ndeshjes me Uellsin, duke i bërtitur e gati duke e prekur me dorë, ndonëse nuk morën asnjë karton të verdhë. Pas atij momenti, arbitri shkoi tek VAR-i për të parë aksionin kur portieri Henesei goditi Mehdi Taremin, duke i dhënë të kuqin. E vërteta tjetër është që Henesei e meritoi të kuqin, dhe arbitri nuk ia dha nga presioni i iranianëve, tjetër gjë që iranianët e tepruan me protestat e tyre.

Sfidanti.al