Tjetër ‘bombë’ te Barcelona; Messi pezullon tratativat për rinovimin?

Lionel Messi mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës në 2021. Ky është lajmi i bujshëm i komunikuar nga Cadena Ser që ka tronditur nga themelet klubin blaugrana dhe tifozët e tij. Sipas Cadena Ser, kapiteni i Barcelonës është lodhur nga zërat që dalin nga brenda klubit për një përfshirje të mundshme të tij në manovrat e fshehta në luftën kundër Quique Setien.

Zgjedhja për të pezulluar tratativat për rinovimin në median spanjolle konsiderohet si një sinjal për presidentin Bartomeu i përfshirë në fushatën elektorale për zgjedhjet në klub në 2021, zgjedhje ku ai do të kërkojë të hyjë me kontratën e rinovuar të Messit

Bisedimet mes palëve përpara këtij pezullimi të tratativave po shkonin  mirë dhe flitej për një kontrarë deri në 2023 kur Messi që në atë vit do të jetë 36 vjec do të mund të vendoste për të mbyllur karrierën e tij te skuadra e parë argjentinase, Newell’Old Boys. Por kjo mund të ndodhë më shpejt dhe në vendin amerikanolatin po ëndërrohet për kthimin në shtëpi të trashëgimtarit të Diego Armando Maradonës.

Sfidanti.al