Hakimi në të djathtë, Emerson Palmieri në të majtë; e para është një siguri, opsioni I dytë një mundësi konkrete. Pasi siguroi shërbimin e marokenit nga Reali i Madridit, klubi zikaltër tani ka hedhur sytë nga mbrojtësi i krahut i Chelsea.Teksa ka hyrë në kontakte për huazimin e Moses, Beppe Marotta ka hedhur bazat edhe që një tratative për Emerson Palmierin me klubin londinez me futbollistin që kërkohet nga Antonio Conte.
Chelsea e vlerëson lojtarin jo më pak se 30 milionë Euro dhe Interi është gati të bëjë këtë goditje në merkato për të mbyllur gjithcka. Është kjo një tratativë që mund të reflektohet edhe të cështja Lautaro Martinez. Kjo sepse sipas ‘El Mundo Deportivo’ një ardhje e mundshme e Emerson Palmierit, në fakt I mbyll dyert e kalimit te zikaltrit për Junior Firpp që Barcelona po kërkon ta përfshijë në tratativat për sulmuesin argjentinës një ditë pas skadencës së klauzolës së Lautaro Martinez në kontratën me Interin, në 7 korrik
Sfidanti.al