Tite shpall listën finale të 23 lojtarëve të Brazilit! Ku është Aleks Sandro?

Trajneri i përfaqësueses braziliane, Tite, sjpalli dje listën finale të 23 futbollistëve, te të cilët ai do të mbështetet në Botërorin e ardhshëm të Rusisë (14 qershor-15 korrrik). Një nga të papriturat është përfshirja në kombëtaren e Brazilit që do të luftojë për titullin e gjashtë botëror, të futbollistit të Shahtjorit të Donjeckut, Fred, që thuhet se, gjatë sezonit veror të transferimeve, mund të transferohet te Mançester Junajtidi. Sidoqoftë, e papritura më e madhe është se në listën e mësipërme mungon futbollisti i Juventusit, Aleks Sandro. Në vend të tij, në Rusi do të udhëtojnë Marselo dhe Felipe Luis. Në pozicionin e mbrojtësit të djathtë zgjedhja ra mbi Danilon e Mançester Sitit para futbollistit të Korintiasit, Fagner. Sidoqoftë, opsioni nr.1 i Tites ka qenë Dani Alvesh, por futbollisti i PSZH-së nuk do të mund të udhëtojë për në Botëror, për shkak të dëmtimit.

Seleksioni i Brazilit do të mblidhet më 21 maj, ndërsa, më pas, ai do të udhëtojë për në Londër, ku do të dislokohet në qendrën stërvitore të Totenhemit. Brazili ka planifikuar që të zhvillojë dy ndeshje miqësore, fillimisht, më 3 qershor, kundër Kroacisë dhe, më 10 qershor, me Austrinë.

Portierë: Alison, Kasio, Ederson.

Mbrojtës: Danilo, Zheromel, Felipe Luis, Marselo, Markinjos, Miranda, Fagner, Tiago Silva.

Mesfushorë: Kasemiro, Fernandinjo, Fred, Paulinjo, Kutinjo, Renato Augusto, Vilian.

Sulmues: Dagllas Kosta, Firminjo, Gabriel Zhesus, Nejmar, Taison.

Sfidanti.al