Asnjëherë, nuk është e lehtë që të jesh trajner i ekipit përfaqësues të Brazilit, duke pasur parsysh se ai zotëron një numër kaq të madh futbollishtësh të klasit të lartë që luajnë anekënd botës, por, megjithatë, “timonieri” i brazilianëve, Tite, madje, katër muaj para fillimit të Kupës së Botës Rusi-2018, nuk ka shumë dilema. Kështu, trajneri brazilian, madje, katër muaj para fillimit të Botërorit të Rusisë, publikoi formacionin për ndeshjen e parë të tij.
“Vetëm shëndet të kemi… nëse nuk do të ketë ndonjë dëmtim, 11-shja që do të luajë në ndeshjen e parë në Rusi, do të përbëhet nga këta lojtarë: Alison, Miranda, Markinjos, Dani Alvesh, Marselo, Paulinjo, Kasemiro, Renato Augusto, Kutinjo, Nejmar dhe Gabriel Hesus”, i deklaroi Tite medias braziliane. Sa për kujtëse, përfaqësuesja që ka numrin më të madh të trofeve botërorë, bën pjesë në grupin E të Mundialit të Rusisë, bashkë me përfaqësueset të Serbisë, Zvicrës dhe të Kosta Rikës.
Sfidanti.al