Tifozi anglez humbi rreth 300 mijë Euro nga goli i dytë i Chelsea

Një tifoz anglez i quajtur Alan Davies ishte shumë pranë fitimit të rreth 300 mijë Eurove. Ky tifoz që ishte nga Birminghami mori pjesë në lojën ‘Super 6’ të organizuar nga Sky Sports ku duheshin gjetur saktë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të Ligës së Kampioneve për të fituar

Davies i gjeti me saktësi rezultatet e ndeshjeve të kthimit të 1/8 të finaleve të Kampioneve të së mërkurës; gjeti rezultatin e Bayernit dhe Lazios dhe mungonte vetëm ai i sfidës mes Chelsea dhe Atletico Madrid që  e kishte parashikuar se do të mbyllej 1-0 për londinezët. Ishte ky një rezultat që rezistoi deri në minutat e fundit të ndeshjes dhe Alan Davies do të kishte fituar cmimin po të mos ishte për golin e  shënuar nga Emerson Palmieri.

Ky i fundit zëvendësoi Kai Havertz në minutën e 90 dhe pati kohë të mjaftueshme në dispozicion për të prishur festën e Alan Davies duke shënuar golin që vulosi rezultatin 2-0 të fitores së Chelseat si dhe humbjes së rreth 300 mijë Eurove nga ana e tifozit.

Në studion e Sky Sports u përjetua momenti në të cilin Emerson shkatërroi parashikimin e Davis. Aty, ish futbollisti Tim Sherwood nuk arrinte të besonte atë cfarë i ndodhi këtij tifozi që mori pjesë në këtë lojë të televizionit britanik.

Sfidanti.al