Tifozët holandezë deshën vetëm gjysmë ore kohë për të blerë të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022 me Letoninë që do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Qeveria holandeze vendosi që të lejojë hyrjen e 5000 tifozëve në stadium për të ndjekur këtë ndeshje si pjesë e një studimi që mund të ndihmojë në një rikthim më të shpejtë të publikut në shkallët e impianteve.
Federata Holandeze e Futbollit tha se është e kënaqur me përgjigjen ndaj këtij ekspetimenti që bëhet në bashkëpunim me qeverinë, që do të analizojë sasinë e situatave të kontaktit mes personave në këtë event. ‘Kjo tregon se njerëzit mezi pop resin të kthehen në stadium pas një viti kufizimesh dhe izolimi në shtëpi për shkak të coronavirusit-tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Holandeze të Futbollit, Gijs De Jong për mediat vendase.
Spektatorët në Johan Cruyff Arena në ndeshjen e 27 marsit do të jenë të ndarë në seksione të ndryshme të stadiumit; disa do të duhet të mbajnë maska, ndërsa të tjerë jo, madje edhe mund të këndojnë e të thërrasin për t’I dhënë zemër skuadrës. Ata që do të hyjnë në stadium do të duhet të tregojnë se kanë rezultuar negativë në testet për Covid më parë dhe do të duhet të ndjekin rregulla strikte në lidhje me hyrjen graduale në stadium.
Sfidanti.al