Futbollisti kroat i irritoi tifozët e Barcelonës, por edhe nejrëzit kryesorë të klubit, sepse vetëm pak orë mbas eliminimit befasues të saj nga Liga e Kampioneve nga ana e Liverpulit, ai shkoi që të merrte pjesë në një panair në Sevilja, ndërkohë që kjo gjë u mor vesh nga rrjetet sociale, ku u publikua një foto, ku kishin dalë Rakitiçi fytyrqeshur dhe Hose Maria Del Nido Karasko, i biri i ish-presidentit të klubit andaluazian (Seviljes).
Gazeta spanjolle “AS” shkruan se një grup tifozësh ultras të Barcelonës, “Boiksos Nons”, shkoi në shtëpinë e Rakitiçit dhe i kërkoi shpjegime futbollistit kroat. Ata biseduan para portës së shtëpisë së Rakitiçit që u shpjegoi atyre se ai kishte shkuar në Sevilja për arsye familjare dhe se nuk kishte patur aspak ndërmend që të tregonte mungesë respekti ndaj tifozëve dhe Barcelonës. Ai u tha tifozëve se kishte kërkuar që fotografia e tij në Sevilja të hiqej nga rrjetet sociale.
Sipas gazetës së mësipërme, nuk ndodhi ndonjë incident dhe ultrasit i kërkuan Rakitiçit që ai t’i përkushtohej më shumë Barcelonës.
Sfidanti.al