Pavarësisht nga humbja e thellë, 6-0, nga Dinamo e Kievit, në fushën e kësaj të fundit, dhe eliminimi nga Liga aktuale e Kampioneve, futbollistët e Beshiktashit u pritën, në Stamboll, si heronj. Po të kishte arritur që të fitonte në Ukrainë, Beshiktashi do të mund të vazhdonte pjesëmarrjen e tij në Ligën e Kampioneve, por, atje, ata pësuan një shkatërrim të vërtetë.
Ekipi kampion i Turqisë u mund 6-0, duke i thënë lamtumirë konkurrimit evropian më elitar. Por, për ndeshjen në fjalë pati mjaft diskutime, për shkak të gjykimit të keq të Kreg Tomsonit, kështu që tifozët e Beshiktashit e treguan edhe një herë tjetër lojalitetin e tyre, duke i pritur futbollistët e këtij ekipi turk si heronj.