Pak ditë më parë, Amanda Nunjes, kishte deklaruar solemnisht se do ta hidhte nokaut Ronda Rusein që në raundin e parë të përballjes mes tyre në Kafazin Tetëkëndësh (Oktagon). Përballja do të jetë e peshës së mesme në MMA, më saktësisht në kampionatin botëror UFC 207. Rusei zgjodhi një studio televizive për t’i kthyer përgjigje rivales së saj të ardhshme, ajo ishte në programin “Konan”, të drejtuar nga gazetari Konan O’Brajën, me të cilin bënë gallatë gjatë gjithë kohës (në foto).
“Të gjithë e dinë se asaj i mbaron gazi në raundin e dytë, – tha Rusei, -ajo duhet t’ia thotë vetes këtë gjë. Por çfarë tjetër duhet t’i thotë vetes ajo? Në fund të fundit, duhet të mos mbetet pa gjumë, apo jo?” Rusei humbi në mënyrë të papritur vjet ndaj Holi Holmit, ndërsa besohet se 29-vjeçarja nuk do të vazhdojë gjatë në sport. “Do ta mbyll karrierën shpejt, – u shpreh ajo, – edhe pse menjëherë pas ndeshjes së ardhshme”.
Sfidanti.al