Talenti i Milanit, Ismet Sinani, sot është takuar me një nga drejtuesit teknik të Kombëtares, Paolo Tramexanin, i cili ka qenë i shoqëruar nga trajneri i sapo emëruar i përfaqësueses U-19, Erjon Bogdani. Sulmuesi 17-vjeçar shihet si një talent premtues për Shqipërinë, por njoftohet se edhe në Itali ka pasur interesim për të, nga përfaqësueset e moshave.
Vet Ismeti ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shkruan: “Me trajnerin e Kombëtares tonë, Paolo Tramexani edhe me yllin Erjon Bodani”, duke bërë kështu një dedikim special nga kryeqyteti i modës.