është një “Rul shtypës” skuadra kampione e Europës në fuqi. CSKA e Moskës nuk pati nevojë për dy lojtarë të tillë si shkëlqyer si Millosh Teodosiç dhe Nando De Kolo, ndërsa luajti ndaj një ekipi që në të kaluarën ka dalë dy herë kampion i kontinentit, si Milano. Olimpia vendase rezistoi vetëm 20 minuta, pastaj rusët gjetën rrugën drejt koshit dhe triumfuan 79-64. Fitore domethënëse jashtë fushe për skuadrën që mban kurorën, dhe që është sërish e para në fazën e rregullt, që do të përfundojë në pranverë me plej of, pak a shumë sipas stilit të NBA-së.
Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, luajtur deri tani, Fenerbahçe pati autoritet në Stamboll ndaj Crvena Zvezdës, duke fituar 87-72, falë lojës së lojtarëve të tillë si Ekpe Udoh, Pero Antiç, Jan Veseli, Bobi Dikson apo Kostas Slukas.
Broze Basket nga Bambergu ia doli në Tel Aviv ndaj Makabit, me shifrat 85-70. Shumë dobët izraelitët, megjithë përpjekjet e Soni Uimsit, ndërsa për gjermanët shkëlqeu italiani Nikolo Meli me 27 pikë dhe 14 topa në tabela. Së fundi, skuadra tjetër shumë e fortë, Reali i Madridit, triumfoi në fushën e vet ndaj Zhalgirisit të Kaunasit, 96-91.