Pensionimi i papritur vullnetar i autistit Niko Rozberg duket se i ka krijuar një problem të madh Mercedesit që, tani, është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Dhe këtë kërkim ai e filloi në një mënyrë të pazakontë, përmes një shpalljeje publike në revistën britanike “Aitosport”. Nuk janë të shpeshtë rastet, ku një autist i Formulës 1 kërkohet në këtë mënyrë dhe, për këtë arsye, shumëkush u befasua, kur e pa këtë shpallje.
“Në një mënyrë të papritur, u hap një vend për autist në ekipin tonë. Do të ishte ideale, nëse ju që do të pretendoni për këtë vend, të keni përvojë në parakalim, frenim dhe, sidomos, në ngarjen e shpejtë. Do të jetë një avantazh i madh, nëse ju zotëroni licencën FIA Super. Një kandidat i suksesshëm duhet të ketë dijeni sa më poshtë: të raportojë, në çdo kohë, për gjendjen e bolidit (makinës) të tij, t’i njohë mirë dobësitë e mangësitë e kundërshtarëve dhe të tregohet i durueshëm, kur do të mund të ndodhet në qendër të vëmendjes së medias”, thuhet, midis të tjerave, në shpalljen e lartpërmendur të Mercedesit. Si përfitime të autistit të Mercedesit përmenden bonuset e mëdhenj, sigurimi i jetës, mjekët privatë, sallë private për stërvitje dhe restorante dinjitozë.
Sfidanti.al