Dinamo e Zagrebit – rekordmene absolute në Ligën e Kampioneve…

Dinamo e Zagrebit është rekordmene në Ligën e Kampioneve, pasi është ekipi i vetëm që, dy herë, nuk ka fituar asnjë pikë në fazën e grupeve! Dje, në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, “blutë” kroatë humbën ndaj Juventusit 0-2, duke e mbyllur konkurrimin e tyre në grupin X, në vend të fundit, pa asnjë pike dhe më një golaverazh 0-15! Ky ekip kroat, të njëjtin bilanc ka pasur edhe gjatë Ligës së Kampioneve të sezonit 2011-2012, kur, gjithashtu, përfundoi në vend të fundit në grup, me gjashtë humbje dhe më një golaverazh negativ prej -19 golash.

Ky rekord është ende në fuqi dhe ky brez lojtarësh të Dinamo të Zagrebit pati meritën që ta ruajë dhe të eliminohet nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve pa shënuar asnjë gol. Më parë, këtë rekord e mbanin Deportivo La Korunja dhe Makabi i Haifas që, gjatë sezoneve 2004-2005 dhe 2009-2010, e mbyllën konkurrimin në vend të fundit në grup, pa shënuar asnjë gol, por me një golaverazh negativ më të vogël sesa “blutë” e Zagrebit. Deportivo kishte një golaverazh prej 0-9 në Grupin A, por, sidoqoftë, me dy pikë, si ekipi i fundit në këtë grup, krahas Monakos, Liverpulit dhe Olimpiakosit, kurse izraelitët e Makabit nuk fituan dot as edhe një pike më një golaverazh negativ 0-8, në Grupin A, pas Bordos, Bajernit dhe Juventusit, më 2009-2010.

Sfidanti.al