Ndeshjet midis dy skuadrave të Beogradit – Vozhdovcit dhe të Zvezdës zakonisht ndiqen nga një numër i vogël tifozësh, kjo e fundit u ndoq nga 1400 spekatatore..
Mediat serbe raportojnë se ndër ta më të zhurmshëm ishin ata të Crvena Zvezdës. Këta kishin mesazh edhe për zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë.
Kohë më parë me kërkesë të UEFA-s, Zvezda u ndëshkua me 200 mijë dinarë (1 euro rreth 123 dinarë) për shkak të banderoles të shpalosur në ndeshjen në Suboticë: “UEFA mbështet terrorizmin”. Ky ka qenë preteksti që tifozët e këtij klubi të këndojnë: “ Federata e Futbollit, ti je turpi shtetit të Serbisë!”.
Pastaj i ftuan edhe tifozët e Vozhdovacit të këndojnë bashkë, dhe ata iu bashkuan në këngën: “UEFA është mafi e Kosova është Serbi!”.
Mediat serbe theksojnë se nuk është hera e parë që më interesante në ndeshjet e Superligës së Serbisë është tribuna sesa fusha ku rrokulliset topi.