Një natë e vështirë për Gigs, kur Guardiola i  afroi pensionin

 

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggis ka treguar ditën e tij më të keqe në futboll, ku shpreson se nuk do t’i përsëritet kurrë.

Ai po ashtu ka treguar se si pas ndeshjes kundër Barcelonës së Pep Guardiolas në finalen e Romës, kishte menduar të dilte ne pension nga futbolli.

“Dita më e keqe në karrierën time 23 vjeçare ishte finalja e Ligës së Kampionëve e Romës në vitin 2009 kundër Barcelonës. Atë ditë Pep Guardiola gati më shtyu të pensionohem”, tha Giggs në një kolumne për The Telegraph.

“Atë natë arriti në një pikë të jetës e të cilën nuk  dua të përsëris më, ku thash se u bë mjaft. Në ato momente mendova të ndaloi së luajturi futboll”.

Giggs në fund ndërroi mendje dhe vazhdoi të luaj për skuadrën e Unitedit deri në vitin 2014, ku më pas u bë zëvendës trajner i skuadrës nën drejtimin e Louis van Gaal.